Tek Inter nuk po “ndez”

- Bota Sot

Tek Inter nuk po “ndez”

Kristjan Asllani mesa duket do të largohet nga Inter. Nëse kjo gjë nuk ndodh në merkaton e janarit, largimi i tij në verë nga klubi ziklatër është i sigurt.

Shqiptari u transferua nga Empoli me idenë për të qenë pasardhësi i Hakan Çalhanoglu, por perfomanca e treguar në fushë nuk i bind aspak drejtuesit zikaltër, të cilët po ndjekin alternativa të tjera në merkato për të gjetur pasuesin e mesfushorit turk.

E ardhmja e Asllanit do jetë po në Serie A. Vincenzo Italiano e ka vënë shqiptarin në krye të listës për ta transferuar te Bologna, pasi po kërkon një mesfushor me cilësi të ngjashme me ato të Asllanit.

Ende nuk dihet nëse do jetë transferim përfundimtar apo huazim me të drejtë blerjeje.

Kujtojmë që pak muaj më parë, mesfushori elbasanas rinovoi deri në vitin 2028 me Inter-in, por paraqitjet e deritanishme s’kanë bindur aspak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot