Tetova: Duam maksimumin

- Bota Sot

Tetova: Duam maksimumin

Egnatia luan ndaj Tiranës, në ndeshjen e së shtunës, e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiores.

Bardheblutë ndodhen në një situatë të vështirë përsa i përket ecurinë në këtë kampionat.

Por përtej kësaj, duke respektuar historinë që mbart mbi supe klubi kryeqytetas, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova shprehet se skuadra e tij do të kërkojë fitoren në sfidën e së shtunës, duke e konsideruar Tiranën një kundërshtar të vështirë.

Egnatia do të ketë në ndeshje delikate të shtunën, kur përballë do të ketë Tiranën.

Bardheblutë po kalojnë një situatë të vështirë në këtë kampionat të Abissnet Superiores, duke qenë në vendet e fundit të renditjes.

Por gjithsesi, ata konsiderohen një kundërshtar i vështirë nga trajneri Egnatias, Edlir Tetova.

“Ndaj Tiranës ndeshja ka vlerat e veta, ekip i titulluar do të kërkojmë maksimumin”.

Përsa i përket merkatos, Tetova shprehet se është i kënaqur me prurjet e reja.

“Jam i kënaqur prurjet janë cilësore. Ndoshta do të kërkoja një përforcim në sulm”.

Kur ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit, Tetova ka krijuar tashmë një ide për skuadrat që do të synojnë final-four. Ndërsa thekson faktin se nuk ndjen asnjë presion nga skuadrat që ndodhen më poshtë Egnatias në renditje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot