Kristian Shpendi është rikthyer protagonist te Çezena. Skuadra bardhezi mposhti mbrëmjen e sotme Sampdorian me rezultatin 1-2, duke i dhënë fund kështu serisë së rezultateve negative.
Një triumf ky i ardhur me përmbysje, me vendasit që shënuan të parët në minutën e 8-të me Ricio, ndërkohë që Çezena barazoi shifrat në të 31-tën me Antonuçin.
Për golin e fitores mendoi Donaruma në minutën e 63-të, ku pas asistit të Shpendit, tundi rrjetën duke vulosur shifrat në 1 me 2.
Falë këtij triumfi skuadra e sulmuesit shqiptar u ngjit në vendin e 6-të me 29 pikë në 22 javë, ndërkohë që Sampdoria është zhytur në vendin e 16-të.
Për Shpendin ky ishte asistit i parë, teksa ka arritur të shënojë 10 gola.