Manita në FA Cup ishte vetëm një iluzion duke pasur parasysh barazimin 2-2 të Chelseat në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Bournemouth.
Tre ditë para ndeshjes kundër Wolves, në një konferencë për shtyp trajneri, Enzo Maresca, raportoi se Cole Palmer, Levi Colwill dhe Romeo Lavia nuk u stërvitën me ekipin.
Duke u ndalur te Palmer: “Në pjesën e parë (kundër Bournemouth) kundërshtarët e morën me shkelma, kështu që ai nuk u stërvit. Nuk e dimë nëse ai do të stërvitet në ditët në vazhdim”.
Për formën e kapitenit Reece James:
“Për Reece nuk ka të bëjë me shënimin e golave apo sa minuta luan, ka të bëjë me menaxhimin e tij. Do të shohim.
Nëse ai luan 45 minuta, ai mund të jetë gati, por ne nuk duam ta rrezikojmë. Ne nuk duam që ai të dëmtohet përsëri”.
Për përmirësimin e papritur të Enzo Fernandez:
“Ai e kupton lojën shumë më mirë se në fillim të sezonit. Është normale kur fillon një proces të ri dhe gjithashtu sepse mënyra se si ne duam që ai të luajë është pak më ndryshe. Ne ishim të sigurt se ai do të shënonte dhe do të krijonte raste të pastra”.