Tottenhami interesohet për lojtarin e PSG-së

- Bota Sot

Tottenhami interesohet për lojtarin e PSG-së

Tottenham Hotspur do të bëjë lëvizje në këtë afat kalimtar të janarit.

Ata kanë hedhur sytë kah Ligue 1, ku kanë shprehur interesim për mbrojtësin e PSG-së, Milan Skriniar.

Tottenhami, dëshiron ta marrë atë vetëm në formë huazimi, por PSG dëshiron ta shesë atë përfundimisht, pasi që sllovaku nuk përbën pjesë në planet e trajnerit, Luis Enrique.

Skriniar, erdhi me shumë bujë te PSG-ja nga Interi në vitin 2023, mirëpo nuk mundi të tregonte formën e tij sikurse në Itali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot