Blerja e parë e Inter për këtë vit vjen nga Mali i Zi. Klubi zikaltër ka mbyllur marrëveshjen për 16-vjeçarin Andrija Vukoje, një mesfushor-sulmues që luan me ekipin e Ofk Grbalj, një skuadër malazeze e kategorisë së dytë.
Të mërkurën, lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës së të rinjve të Inter.
Ky është një nënshkrim i mundshëm me synimin për të luajtur me ekipin U-23.
Vukoje është një playmaker që luan me të majtën. Këtë sezon ai ka shënuar katër gola në 15 paraqitje. Ai gjithashtu ka 17 ndeshje dhe tre gola për kombëtarn U17 të Malit të Zi.
Në muajt e ardhshëm Andrija do të jetë në dispozicion të skuadrës së të rinjve. Ky është një përforcim i projektuar për nën 23 vjeçarët e së ardhmes, që pritet të debutojë vitin e ardhshëm.
Malazezit i bashkohet edhe Tomas Perez i Newell’s Old Boys, një mesfushor 19-vjeçar tani në prag të transferimit në Milano. Kostoja e marrëveshjes duhet të jetë 7 milionë euro duke përfshirë bonuset.