Rrugëtimi i Kombëtares drejt Botërorit nis nga “Wembley”

- Bota Sot

Rrugëtimi i Kombëtares drejt Botërorit nis nga “Wembley”

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri kanë dalë në shitje. Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:

Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë link: https://www.wembleystadium.com/tickets .

Pasi të hapni linkun, kaloni te “my account” për të krijuar llogarinë tuaj.

Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes

Çmimet e biletave: Biletat janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.



Lexoni të gjitha në Bota Sot