Kristjan Asllani ua merr tifozëve kalanë nga brenda

- Bota Sot

Kristjan Asllani ua merr tifozëve kalanë nga brenda

Pas ndeshjes jo shumë pozitive kundër Bolonjës, Simone Inzagi nuk u tremb dhe i dha sërish besim Kristjan Asllanit, që luajti nga minuta e parë deri në të fundi kundër Empolit.

Ndeshje më shumë sesa pozitive për shqiptarin që edhe një herë tjetër është përgjigjur prezent dhe ka ditur që të reagojë ndaj kritikave.

Është e vështirë që t’i afrohet rendimentit të Çalhanoglusë sepse ky i fundit është një kampion në atë rol, por Asllani ka dëshmuar se mund të jetë një alternativë shumë e besueshme. Dhe për momentin ai ka kaluar zërat e merkatos.

NUMRAT- Asllani nuk u limitua në detyrën e tij kundër Empolit, ku preku 105 topa, më shumë se çdo lojtar tjetër. I dyti ishte Barela me 102. Ai kreu 74 pasime të sakta me një saktësi 89%, ndërsa luajti 43 topa vertikalë dhe 15 pasime në 1/3-n e fushës. Një shenjë që tregon se është bërë i gjallë edhe në gjysmëfushën kundërshtare me 2 goditje dhe 3 pasime kyç. Edhe në këtë statistikë është në barazi të plotë me Barelën.

MARATONOMAK- Por ndeshja e tij nuk ishte e rëndë sishme vetëm me top, por edhe në lojën pa top. Arriti që të përshkonte 12.4 kilometra nga mesfushori i Kombëtares shqiptare. Askush nuk vrapoi si ai.

Sinjale pozitive edhe sa iu përket topave të rikuperuar, 5. Asnjë lojtar nuk rikuperoi më shumë sesa Asllani. Për më tepër fitoi 4 duele me rivalët, duke qenë i treti në këtë ndeshje. Një ndeshje shumë e rëndësishme nga ana e Asllanit, i cili u përgjigj në mënyrën e duhur dhe e pagoi besimin e Inzagit.

Në pritje të Çalhanoglusë, do të kërkojë që të jetë gati gjithmonë. Ai duhet të jetë gati edhe në ndeshjet vendimtare. Inzagi ka dëshmuar që i beson kualitetit të tij. Asllani duhet që të imponojë veten në një rol të vështirë dhe të provojë që të rrëmbejë sa më shumë minuta nga tani deri në fundin e sezonit. Përtej konfirmimit për sezonin e ardhshë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot