Ja arsyeja e vërtetë pse Icardi dhe Messi nuk e durojnë njëri - tjetrin

- Bota Sot

Ja arsyeja e vërtetë pse Icardi dhe Messi nuk e durojnë njëri - tjetrin

Megjithëse të dy ndajnë dashurinë për futbollin dhe Argjentinën, Mauro Icardi dhe Lionel Messi nuk kanë krijuar kurrë një miqësi të mirëfilltë. Sipas portalit të njohur të thashethemeve “Gossipeame”, një nga arsyet kryesore për këtë marrëdhënie të tensionuar është Maxi López.

Ky i fundit, ish-shoku i Icardit dhe Messit në fushën e blertë, duket se ka ndikuar në distancimin e tyre. Për më tepër, gjatë viteve kur të dy luanin për PSG, një episod specifik duket se e ka përkeqësuar situatën.

Sipas gazetarit të thashethemeve Pochi, kur të dy jetonin në Francë, Messi ishte ftuar në ditëlindjen e një prej fëmijëve të Wanda Nara dhe Maxi López. “Messi, në vend që të ulej pranë Mauros, vendosi të kalonte kohë duke pirë me Max, gjë që e tërboi fare Mauro, – shpjegoi Pochi. – Ai madje i tha Wanda pse e kishte ftuar Max në një event familjar”.

Përveç këtij episodi, thuhet se Messi nuk i ka pëlqyer kurrë skandalet dhe thashethemet që e kanë rrethuar jetën private të Icardit, sidomos ato që lidhen me historinë e tij të dashurisë me Wanda Nara. “Messi është shumë i kujdesshëm për reputacionin e tij, kjo ka ndikuar në mospranimin e Mauro në ekipin kombëtar argjentinas”, – shtoi gazetarja Angie Balbiani.

Përveç marrëdhënies së ftohtë mes Icardit dhe Messit, edhe Wanda Nara nuk ka arritur të krijojë një raport të mirë me Antonela Roccuzzo, bashkëshorten e Messit. Edhe pse Wanda ka bërë disa përpjekje për ta afruar Antonela, përmes komenteve pozitive në intervista dhe duke e etiketuar në rrjetet sociale, gruaja e Messit ka reaguar gjithmonë me ftohtësi dhe indiferencë.

Ky zinxhir i konflikteve personale duket se ka ndikuar jo vetëm në marrëdhëniet mes individëve, por edhe në karrierën ndërkombëtare të Icardit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot