Bledar Devolli rikthehet në Shqipëri

- Bota Sot

Bledar Devolli rikthehet në Shqipëri

Bledar Devolli është trajneri më i ri i Teutës.

Timonieri gjirokastrit ka marrë drejtimin e durrsakëve, me Edi Martinin që largohet nga “Djemtë e Detit”.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje, “Newsport” ka mësuar se tashmë Devolli zëvendëson në stol Martinin.

Humbja ndaj Partizanit ka vendosur fatet e shkodranit në krye të Teutës, me Martinin që pas ndeshjes paralajmëroi largimin.

Siç duket diçka e tillë është pranuar nga drejtuesit, të cilat nuk e kanë penguar. Pas 21 javësh, Teuta ndodhet në vendin e 7-të me 23 pikë dhe tashmë objektivi kryesorë i Bledar Devollit dhe drejtuesve është të rikthejnë skuadrën te rezultatet pozitive dhe të sigurojnë mbijetesën.

47-vjeçari e njeh mirë këtë kampionat, pasi më parë a drejtuar ekipe si Dinamo e Kukësi në Superiore, teksa ka drejtuar edhe ekipe si Iliria, Turbina, Luzi dhe Drenica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot