Trajneri Sylvinho mendon për talentin e krahut

- Bota Sot

Trajneri Sylvinho mendon për talentin e krahut

Ishte e pamundur të mos binte në sy. Anis Mehmeti po luan një sezon vërtet shumë të mirë në Angli, dhe kjo pritet që ta kthejë në kombëtare.

Burime pranë stafit kuqezi japin informacionin se trajneri Silvinjo po mendon për yllin ofensiv të krahut që luan në ligën e dytë angleze me Bristol Sitin, dhe që ka qenë protagonist I rëndësishëm këta muaj.

Mehmeti, që është ende I ri, vetëm 24 vjeç, ka shënuar 9 gola dhe ka shërbyer një asist deri tani në Championship, duke qenë njëri nga realizuesit më të mirë.

Talenti I shqiptarit të lindur në Londër është I padiskutueshëm, dhe I vetmi problem ishte qendrueshmëria apo vazhdimësia.

Duket se këtë edicion e ka fituar edhe këtë element të futbollit.

Silvinjo dëshiron të shtojë sa më shumë klas dhe dëshirë në ekipin përfaqësues, dhe Mehmeti I ka të dyja.

Driblimet, vizioni I lojës dhe gjuajtjet drejt portës janë të nivelit të lartë, ndërsa padyshim që mezi pret të rikthehet te kuqezinjtë.

Kjo do të ishte ndihmë e madhe në duelet eliminatore të Kupës së Botës në mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Tekniku brazilian e ka thirrur edhe më parë, dhe I ka dhënë gjithsej 58 minuta në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian ndaj Polonisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot