Florian Wirtz ka rënë në radarët e Barcelonës.
Katalunasit po përcjellin me ëndje gjermanin 21-vjeçar, që luan për Bayer Leverkusenin.
Rikthimi i katalunasve në rregullin 1:1 në ligën spanjolle ndodhi fiks në kohën e afatit kalimtar të janarit.
Me gjithë krizat që po kalon, ekipi është duke shpresuar që mund të sigurojë shërbimet e mesfushorit.
Madje, sipas “ESPN”, një delegacion i Barcelonës sonte do të ndjekë nga afër lojën e tij, në ndeshjen që Bayer Leverkusen zhvillon me Atletico Madridin, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Përfaqësuesit e ekipit do të jenë në tribuna për të parë me vëmendje lojën që po bëjnë Wirtz dhe Jonathan Tah, me shpresën që ekipi mund të bëjë zgjidhje me repartin e mesfushës.