Pa humbjes me Juven kërkohet një reagim. Jo vetëm për besimin, por edhe për të mos çuar dëm gjithçka të mirë që Milani ka bërë në daljet e fundit europiane ku kërkohet një kualifikim direkt për 1/8-at e Champions-it pas do të shmangeshin dy lodhje shtesë për “play off”. Serxho Konseisao e njeh mirë situatën mbi të cilën ka folur edhe në konferencë për shtyp.
Marrëdhënia e Milanit me Ligën e Kampioneve tashmë dihet… Ndeshjet janë gjithmonë të ndryshme, ky është turneu më i rëndësishëm i klubeve në botë dhe skuadrat e mëdha si Milani duhet të punojnë gjithmonë për të qenë të pranishme. Për mua është gjithmonë kënaqësi të luaj në Champions e bashkë me djemtë duam të nderojmë historinë e Milanit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të ecur përpara.
Si e shpjegoni mungesën e vazhdimësisë në 90 minuta dhe të cinizmit? Dy aspekte që kërkojmë, nuk është se duhet të mbrohem për ato që thashë: këto janë gjëra që kanë ardhur nga brenda meje. Djemtë janë gjithashtu të vetëdijshëm se çfarë duhet bërë. Duhet të shikojmë njëri-tjetrin në sy, të punojmë në fushë, të besojmë në atë që bëjmë dhe më pas të jemi të qëndrueshëm në ndeshje.
Tri javë te Milani dhe keni vënë re shumë anomali. Më kanë ndodhur gjëra më të këqija… Pastaj ka kundërshtarë cilësorë dhe të vlefshëm dhe çdo ndeshje ka historinë e vet. Rezultati është ai që ka rëndësi: pjesa e parë kundër Juves ishte shumë, shumë pozitive, por në pjesën e dytë diçka mungonte.
Keni kërkuar gjë në merkato nga klubi? I përmenda ndryshimet në Juve-Milan sepse janë realiteti. Kundër Gironës do të kem mes rezervave tre djem të rinj: Kamarda, Zeroli dhe Bartezagi. Tifozët, të cilët janë shpirti i klubit, pavarësisht nga simpatitë e tyre për mua apo drejtuesit, duhet të na mbështesin. Ata nuk duhet të jenë lojtari i dymbëdhjetë në fushë, por i pari. Pa ta, klubi nuk ekziston.
Përse vuani kaq shumë në sulm? Si trajner dhe si ish-lojtar, kam pasur gjithmonë mendimin se qendërmbrojtësit dhe portierët nuk kanë faj për golat e pësuar, ashtu siç nuk jam dakord që nuk fitohet sepse sulmuesi nuk shënon. Procesi është kolektiv na duhet ekuilibër. Shifrat me të drejtë i shohim të gjithë, por unë si trajner shoh edhe aspekte të tjera.
Cilat janë shanset për të arritur të paktën në gjysmëfinale? Faleminderit për këto pritshmëri të mëdha (qesh). I kam shkuar afër kur u përballa me Çelsin dhe Liverpulin në çerekfinale. E kam këtë ëndërr të kaloj çerekfinalet, po se kur nuk e di. A mund ta bëjë kjo skuadër? Ajo që mund të them është se nga nesër do të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë turne.