Belul Elmazovski, është futbollisti më i ri që firmos me FC Shkupin. Bëhet fjalë për një talent të lindur vitin 2004 në Itali, e që ka një të kaluar të pasur në akademitë e ndryshme të futbollit atje, duke luajtur nëpër skuadrat italiane si Fiume Veneto Bannia, Aviano dhe Barbisano Eclisse.
Elmazovski, një futbollist me origjinë shqiptare nga Struga, që luan në pozitën e sulmuesit anësor, ka tërhequr vëmendjen e skautëve tanë për aftësitë e tij teknike dhe potencialin në fushën e lojës.
Kryesia e klubit ka besim në zhvillimin e tij të mëtejshëm si pjesë e projektit për të fuqizuar rininë dhe për të sjellë talentë të rinj në futbollin e vendit tonë.
”E kemi zbuluar në Itali. Posedon pasaport italiane dhe të Maqedonisë.
Besojmë se në rradhët tona do të zhvillohet, e në të ardhmen të dëgjohet shumë për emrin e tij”, është shprehur pas nënshkrimit të kontratës, CEO i klubit, Ajkut Turan.
20 vjeçari Elmazovski sot do të udhëtoj bashkë me ekipin, në përgatitjet dimërore që do t’i zhvillojmë në Antalia të Turqisë.