Leao do rekordin e Zhegrovës në sfidën Milan - Girona

- Bota Sot

Leao do rekordin e Zhegrovës në sfidën Milan - Girona

Milani është përballur deri më tani me 11 kundërshtarë të ndryshëm spanjollë në kompeticionet europiane, por ky do të jetë vetëm takimi i parë i këtij lloji kundër Gironas. Nga ana tjetër, skuadra spanjolle nuk është përballur asnjëherë me një skuadër italiane në këto turne.

Milani është në një seri pozitive prej katër ndeshjesh në Ligën e Kampioneve të këtij sezoni, teksa Girona vjen nga tre humbje radhazi. Ekipi spanjoll gjithashtu ka humbur 3 transfertat e fundit.

Kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në Europë dhe janë një skuadër që shënon 42% të golave mes minutave 61 dhe 75.

“Djalli” ka mundur gjithnjë të shënojë në secilën 3 ndeshjet e tij në shtëpi në Champions-in e këtij sezoni, teksa Girona nuk ka shënuar ende në transfertë sivjet në Europë. – Milani ka shënuar të paktën një gol në 6 ndeshje radhazi dhe ka pësuar të paktën një gol në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit.

Milani ka mbyllur pjesët e para në avantazh në 38 për qind të ndeshjeve, ndërsa spanjollët në 33% të ndeshjeve. E njëjta përqindje vlen edhe pjesët e para të secilës prej këtyre dy skuadrave.

Vetëm Edon Zhegrova i Lilës (39) ka kompletuar më shumë driblime se Rafael Leao (38) në këtë Ligë të Kampioneve. Numri 10 kuqezi, i cili ka regjistruar 7.6 driblime pozitive çdo 90 minuta lojë në 2024/ 2025, mban vlerën e dytë më të lartë e regjistruar ndonjëherë nga një lojtar i Milanit që nga viti 2003/2004. Rekordin e klubit e mban po vetë Leao në sezonin 2021/2022 (8 çdo 90 minuta).

Kur “Djalli” kalon i pari në avantazh në ndeshjet në shtëpi, ai i fiton ndeshjet nën 75 për qind të rasteve. Kur Girona kalon 1-0 në epërsi në transfertë, arrin të fitojë ndeshjen 61 për qind të rasteve. – Kuqezinjtë nuk kanë mundur të përmbysin asnjë dizavantazh në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Diçka të tillë sivjet në Europë nuk ka mundur ta bëjë dot as Girona.

Girona ka humbur tre transfertat e para në Champions pa shënuar asnjë gol. Në historinë e turneut, e vetmja skuadër që humbi katër ndeshjet e para pa shënuar ishte Rapidi i Vienës midis 1996 dhe 2005.

Milani shënon 2.07 gola kur luan në shtëpi ndërsa Girona shënon 1.03 gola kur luan në transfertë (mesatarisht).

“Djalli” ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër skuadrave spanjolle, e fundit prej të cilave ishte jashtë fushe kundër Real Madridit në ndeshjen e katërt të këtij turneu (3-1). Kuqezinjtë nuk kanë fituar kurrë tre ndeshje radhazi kundër kundërshtarëve spanjollë në Champions.

Milani i ka fituar katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve: në dy sezonet e mëparshme në të cilat klubi kuqezi arriti më shumë se pesë fitore radhazi, ata arritën në finale (gjashtë radhazi në 1992/1993, pesë në 2004/2005), megjithëse të dyja herë ai humbi finalen për titullin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot