Suharekën e pret një pranverë e vështirë për faktin se mund të luftojë për një vend në garat evropiane por në anën tjetër mund të rrezikohet që të bie në zonën për largim nga elita e futbolit të Kosovës.
Suhareka sot është me kryetar dhe kryesinë të re,
“Nga Kuvendi Zgjedhor i FC Suhareka, mbajtur sot me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubit, u zgjodh z. Fadil Bytyqi si President i ri i FC Suhareka.
Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për klubin tonë, ku synojmë të fuqizojmë ekipin, të avancojmë projektet për të rinjtë dhe të arrijmë suksese të reja sportive.
Bytyqi shprehu falënderime për besimin e dhënë dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të punuar pa kompromis për rritjen dhe suksesin e klubit.
Anëtarët e tjerë të bordit u zgjodhën:
Adrian Hoxhaj - nënkryetar
Hamdi Bytyqi - anëtar
Shyqeri Hoxhaj - anëtar
Edin Berisha - anëtar
Berat Berisha - person zyrtar i klubit
Në emër të klubit tonë, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë anëtarët e kryesisë së kaluar të FC Suhareka për përkushtimin, sakrificat dhe punën e palodhshme gjatë mandatit të tyre.
Udhëheqja juaj ka qenë një faktor kyç në zhvillimin dhe arritjet e klubit, duke lënë një trashëgimi të çmuar për të ardhmen tonë. Faleminderit për vizionin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që keni ofruar për çdo lojtar, tifoz dhe projekt të klubit.
Tani, me mbështetjen e të gjithëve, ne synojmë të vazhdojmë rrugën drejt majave të reja. Ju mbeteni gjithmonë pjesë e historisë dhe familjes sonë të madhe!”, njofton FC Suhareka.