Lautaro Martinez thotë se Interi duhet të përmirësohet në mbylljen e ndeshjeve. Kapiteni është i lumtur për golin, por mbi të gjitha që skuadra mori 3 pikë të rëndësishme për kualifikimin në raundin e 1/8- ave.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë në Champions.
Për të siguruar kualifikimin mes 8 më të mirave mungon një hap i vogël, por kemi bërë një ecuri të jashtëzakonshme.
Ne duhet të bënim ndeshjen tonë. Në pjesën e parë i lamë pak terren kundërshtarit, por u treguam të zotët që të qarkullonim topin në presion. Në pjesën e dytë na vunë më në vështirësi, por morëm në shtëpi 3 pikë të rëndësishme”, tha fillimisht Lautaro.
Ai u zgjodh lojtari më i mirë nga “UEFA” duke qenë vendimtar në këtë ndeshje që afroi zikaltrit me kualifikimin për në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.
Ndonjëherë duket sikur Interi nuk është i shkëlqyer…
Nuk e di nëse mund ta konsideroj kështu. Ka ndeshje ku rezultati është më i rëndësishëm sesa ndeshja. Varet nga mënyra se si e krijon qasjen e ndeshjes dhe se si e zhvillon atë. Megjithatë ky është një aspekt ku duhet të përmirësohemi.
Kemi lëshuar pikë në rrugëtimin tonë në të gjitha kompeticionet duke mos i mbyllur ndeshjet. Këtë herë mund të ishte një mbrëmje e tillë, por e qarkulluam topin dhe morëm 3 pikët në shtëpi.
Ju barazuat Adrianon në listën e golashënuesve të Interit në Champions. Mund të themi që Lautaro u rikthye?
Mund të themi që ka përfunduar një periudhë pa gola, por unë gjithmonë dua që të vlerësoj ndeshjet e mia në 360 gradë. Unë punoj nga dita në ditë për skuadrën dhe shokët e skuadrës. Kur vjen goli paraqitja është më pozitive.
Këtë herë shkoj në shtëpi me 3 pikët dhe me golin. Rekordi më bën të lumtur dhe dua t’ia dedikoj familjes time që ishte duke e parë ndeshjen.