Egnatia është një nga skuadrat që në këtë merkato ka bërë afrime shumë të rëndësishme, duke rikthyer në Superiore lojtarë që e njohim mirë kampionatin.
Po ashtu ka patur edhe largime të rëndësishme dhe i radhës që ndan rrugët me rrogozhinasit është një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Rezart Rama, i cili në Rrogozhinë nuk mundi të ishte minutat e dëshiruara.
Në këtë sezon në total ka luajtur në 9 ndeshje, 315 minuta. 24-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kanada te skuadra e Forge.
Palët kanë rënë dakort mes tyre pr një kontratë 1 vjeçare dhe në këtë mënyrë Rama nis aventurën e re te ekipi kanadez.