Ernest Muçi dhuroi një paraqitje spektakolare në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Atletiko Bilbaos në Europa League.
Momenti i shumëpërfolur dhe që ka marrë shumë shikime ishte ai kur Muçi krijoi një recital duke u tallur me dy mbrojtës kundërshtarë, në hapësirë fare të vogël dhe pa e humbur topin.
Te Beshiktashi kanë vendosur që t’i tregojnë Muçit këto pamje, ndërsa “i turpshmi” Ernest kur është pyetur mbi këtë rast ka thënë shkurtimisht: “Nuk e humba topin”.
Nga ana tjetër edhe Milot Rashica është pyetur për rastin në fjalë që kishte si protagonist Ernest Muçi, ndërsa Milot u shpreh:
“Ishte e madhe”..