Motta: Mund të luajë edhe në krahë, do ta shohim

- Bota Sot

Motta: Mund të luajë edhe në krahë, do ta shohim

Pas barazimit në Champions League ndaj Bruges, skuadra bardhezi kthehet në kampionat me një ndeshje të madhe kundër Napolit. Synimi është për të qëndruar në garë, për një vend mes katër më të mirëve të Serie A. Thiago Motta u shfaq i rezervuar mbi zgjedhjet e formacionit, duke theksuar kompaktësinë e grupit të tij dhe forcën e kundërshtarit.

“Kolo Muani titullar, në vend të Vlahovic? Mund të luajë edhe në krahë, do ta shohim, – tha Motta. – Është një lojtar i nivelit të lartë, i marrë për të përmbushur nevojat e mëdha të Juventusit. Me siguri, mund të na ndihmojë të fitojmë”.

Gjendja e grupit dhe të ardhurit e rinj…

Përshtatja e dy lojtarëve të rinj ka shkuar shumë mirë. Grupi është në formë të mirë,  të gjithë janë të gatshëm, përveç Bremer, Cabal dhe Milik.

Përballja me Napolin dhe puna e deritanishme…

Nuk kemi situata të ngjashme me Napolin. Jam shumë i kënaqur me disa aspekte, ndërsa me disa të tjera më pak, sidomos me barazimet e shumta, për të cilat kam folur më parë.

Ne duam të punojmë për të arritur fitore. Jemi një skuadër e re, por me shumë talent. Në fillim të sezonit patëm dëmtime, të cilat i përballuam me qëndrimin e duhur.

Pastaj, mos harroni se ka pasur ndryshime të rëndësishme në skuadër. Ndaj Napolit do të zhvillojmë një ndeshje të madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot