Napoli dhe Juventusi përplasin brirët në një tjetër sfidë të rëndësishme në Serinë A.
Të dy trajnerët, si Konte ashtu edhe Mota duket se i kanë të qartë 11 titullarët që do të hedhin në fushën e lojës.
Në fushë te Juventusi pritet që nga minuta e parë afrimi më i ri, Kolo Muani.
Në portë do të jetë Di Gregorio, ndërsa në mbrojtje, Mekeni, Gati, Kalulu dhe Kambiazo që do të jenë “muri” përballë Lukakut me shokë. Kefren Turam dhe Lokateli do të përbëjnë dyshen e mesfushës, ndërsa sulmi do t’i besohet Kolo Muanisë që do të ketë mbështetjen e Jildizit, Kopmeinersit dhe Gonzalezit .
Nga ana tjetër, Konte do t’i besojë formacionit që hodhi në fushë edhe ndaj Atalantës, me përjashtim të Oliverës të dëmtuar. Në vend të tij pritet Spinazola.