Derbi italian i ka takuar Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Skuadra e Napolit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Juventusit, në takimin e javës së 22-të në Serie A.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur nga minuta e parë për Napolin.
Rrahmani ka treguar shpirt luftarak në fushën e lojës.
Për Napolin shënuan Anguissa (57), Lukaku (69- nga penalltia) dhe për Juven Kolo Muani (43) për Juven.
Humbja e parë e Juventusit pas 22 javësh!
Napoli kryeson me 53 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Interi në pozitën e dytë.
Juventusi është në vend të pestë me 37 pikë të mbledhura.