Marash Kumbulla zhvilloi një paraqitje fantastike me fanellën e Espanjolit në duelin ndaj Seviljas të luajtur në transfertë.
Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 15-të të sfidës në barazimin 1 me 1.
Në bazë të vlerësimit të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, Kumbulla rezulton lojtari me notën më të lartë te Espanjoli, 7.4.
Për sa i përket statistikave, përveç golit, spikasin 9 duelet e fituara ai shë 1 gjuajtje të bllokuar.