Ferati, flet pas fitores në miqësoren ndaj Bashkimit

- Bota Sot

Ferati, flet pas fitores në miqësoren ndaj Bashkimit

Mbrojtësi i talentuar dhe me perspektiv i Shkëndijës së Haraçinës, Alban Ferati, ka folur për Open-TV pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Bashkimit të Kumanovës, në ndeshjen miqësore që është zhvilluar sot në stadiumin e Aerodrom në Shkup.

Me golat e Bujar Ilazit dhe Dario Desnic, Shkëndija fitoi ndaj Bashkimit.

“Ishte një ndeshje përgatitore mjaftë e mirë në kuadrin e përgatitjeve për sezonin pranveror që na pret.

Për ne si Shkëndijë ishte kjo ndeshja e dytë dhe fitorja e dytë. Në ndeshjen  e parë fituam 1-0 ndaj Aerodromit, kurse sot shënuam fitore 2-0. Kjo ndeshje ishte shumë  e mirë, pasi luajtëm kundër Bashkimit, një prej skuadrave më të mira të Ligës së dytë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën arritëm të shënojmë dy gola nga aksione të mira dhe mendoj se me meritë fituam.

Edhe në miqësore fitoret janë të rëndësishme për motivim të ekipi për të ardhmen. Edhe në aspektin individual jam i kënaqur.

Për sa kohë që luajta u mundova të jap maksimumin dhe shpresoj se trajneri të ketë mbetur i kënaqur. Unë qoftë miqësore ose kampionale jap maksimumin për ngjyrat e klubit.

Shpresojmë që deri në fillim të sezonit të përgatitemi për sezonin pranvoror dhe për ndeshjen e balotazhit për ngjitje në Ligën e dytë, që është një dëshirë e madhe e të gjithë haraçinasve”, u shpreh Ferati.

Alban Ferati si futbollistë e ka nisur karrierën në moshën 12-vjecare te Akademia e FC Shkupi, ndërsa vitet e fundit është pjesë e Shkëndijës së Haraçinës, me të cilën dëshiron të shkruaj historinë e re të këtij klubi. Ai sot është 20 vjecar dhe para tij është një e ardhme e madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot