Arbitri në Vorë shoqërohet nga Policia, Flamurtari fiton bindshëm dhe afrohet me kreun

- Bota Sot

Arbitri në Vorë shoqërohet nga Policia, Flamurtari fiton bindshëm dhe afrohet me kreun

Nuk ka fitues mes Vorës dhe Besës, skuadrat janë ndalur në barazim në këtë përballje të rëndësishme të javës së 20-të të Kategorisë së Parë.

Vorakët mbeten në vendin e parë të renditjes me 48 pikë të grumbulluara, ndërsa kavajasit në vendin e tretë me 8 pikë më pak.

Në fund të takimit Besa pretendoi për një penallti, por nuk u pa ashtu nga gjyqtari Eldorjan Hamiti

Super fitore nga Flamurtari në shtëpi që ka mposhtur Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0. Vlonjatët afrohen me Vorën kryesuese me 2 pikë larg tyre, ndërsa krutanët pozicionohen në vendin e 5-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot