Rusia nuk ka marrë ende asnjë sinjal nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me takimin hipotetik me presidentin rus Vladimir Putin. Këtë e konfirmoi gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dimitrj Peskov.
“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë sinjal nga amerikanët,” shpjegoi ai. “Gatishmëria mbetet dhe e njëjta gjë mbetet edhe nga pala amerikane. Me sa duket, duhet pak kohë”, theksoi Peskov.
Më parë, Putin deklaroi se ishte i gatshëm të takonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe të bisedonte me qetësi për të gjitha fushat me interes për të dy vendet.
Presidenti amerikan është zotuar gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar se do të jetë “paqebërës”dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh.