Tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit

- Bota Sot

Tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit

Papritur mrbojtësi shqiptar, Mario Mitaj, nuk u shfaq në listën e ekipit për ndeshjen kundër Damac, as në fushë dhe as në stol, edhe pse kishte udhëtuar me ekipin drejt kësaj transferte, madje klubi e kishte publikuar njoftimin e ndeshjes në rrjetet sociale, me foton e Mitajt.

Shqiptari po kalon një super formë te Al Ittihad, kishte 10 ndeshje rresht me vlerësimin nga nota 7 e lart, duke u shndërruar në lider, ndërkohë që sot, ekipi i Blank, u mposht me rezultatin 2-1, duke bërë një hap fals në luftën për titullin kampion. Trajneri francez Blank tha në konferencë se ishte mrekulluar nga Mitaj dhe ishte surpriza më e madhe për të.

Por pasi u rikuperuan të gjithë lojtarët nga dëmtimi, te Al Ittihad u tejkalua numri i të huajve që mund të merrnin pjesë në një ndeshje (8 futbollistë) dhe trajneri duhej të sakrifikonte dikë, ai vendosi të hiqte nga lista Mario Mitajn, në mënyrë të mos prekte yjet e sulmit. 

Pas 15 fitoreve dhe 1 barazimi radhazi, Al Itihad humbi pa Mitajn në fushë.

Në rrjetet sociale ka një reagim të madh të tifozëve të Al Ittihad në mbrojtje të Mario Mitajn dhe këta tifozë kërkojnë shkarkimin e trajnerit Blank që po bën zgjedhje të gabuara dhe që sot humbi kryesimin në Arabinë Saudite. I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes, trajneri u ndie në presion.

 “Mitaj nuk luajti për shkak se ky kompeticion ka rregulla dhe nuk ndihej mirë, kishte një shqetësim fizik”.

Sipas të gjitha gjasave, me presionin e madh të tifozëve, Mitaj do të kthehet ndeshjen tjetër në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot