Para sfidës me Barcelonën

- Bota Sot

Para sfidës me Barcelonën

Vigjilja e ndeshjes me Barcelonën do të jetë e veçantë për Atalantën, e cila lufton për një vend mes tetë më të mirave.

Dueli i Barcelonën vlen shumë për të dy skuadrat, të cilat pritet që të zbresin në fushë me lojtarët më të mirë të gatshëm.

Sa i përket formacionit, trajneri i Atalantës ka një problem të madh pasi Ademola Lokman mund të jetë dëmtuar dhe rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave pëër gati një muaj.

Më shumë rreth gjendjes së ekipit do të kuptohet sot në në orën 18:00 ku në ambientet e satdiumit olimpik “Montjuic” do të paraqiten përballë gazetarëve Gasperini së bashku me Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi shqiptar është gjithmonë e më shumë një ikonë e ekipit bergamask, i cili e ka zgjedhur për këtë konferencë për shtyp në vigjilje të një takimi që ka rëndësinë e një finaleje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot