Ylli i Bundesligës pranon milionat e Al Nassr

- Bota Sot

Ylli i Bundesligës pranon milionat e Al Nassr

Bekim Balaj u shpall lojtari më i mirë në Shqipëri për sezonin e kaluar duke fituar çmimin “Topi i Artë 2024”. Sulmuesi shkodran është lojtari i parë që arrin të fitojë këtë çmim në Superiore kur ekipi i tij nuk është shpallur kampion në atë sezon.

Përsa i përket tre ceremonivë të mëparshme të “Topit të Artë”, të viteve 2023, 2022 dhe 2021, lojtarët që e kanë fituar ishin shpallur kampion në Superiore me ekipet e tyre përkatëse.

Në vitit 2021, lojtari më i mirë u shpall Dejvi Bregu i cili u shpall kampion në Shqipëri me Teutën. Ndërsa në vitin 2022, ishte Redon Xhixha që fitoi “Topin e Artë” duke fituar dhe titullin kampion me Tiranën.

Ndërsa vitin e kaluar lojtari më i mirë u shpall Arinaldo Rrapaj që u shpall dhe kampion me Partizanin. Ndërsa sivjet është Bekim Balaj, i cili arrin të fitojë “Topin e Artë” pa u shpallur kampion me ekipin përkatës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot