Kristian Shpendi: Do të qëndroj te Cesena, nëse më thërret Italia...

- Bota Sot

Kristian Shpendi: Do të qëndroj te Cesena, nëse më thërret Italia...

Kristian Shpendi ka dhënë një intervistë të gjatë për tuttocesena.it ku ndër të tjera ka theksuar se do e priste krahëhapur një ftesë nga Kombëtarja kuqezi. Nuk ka munguar komenti për merkaton, objektivin me Cesena-n dhe krahasimi me vëllain e tij, Stiven.

Shpendi, është gjysma e Serisë A (në të vërtetë, gjysma e Evropës) që ju dëshiron.

“Unë nuk di asgjë…”.

Hajde tani, herë pas here edhe flisni me agjentin tuaj...

“Ai bie në kontakt me mua vetëm nëse ka diçka konkrete.

Për pjesën tjetër, thashethemet për mua i lexoj në gazeta. Ose në ueb. Si çdo fans...".

A ju ka telefonuar agjenti për tju thënë se Fiorentina, Lazio, Torino, Juventus, Atalanta, Napoli dhe Dinamo Zagreb po bëjnë presion për ju?

"Jo ende...".

Po për interesimin e fundit të Benfica-s?

“Jo, asgjë…”.

Pra, e konfirmoni 100%, në këtë periudhë të merkatos, nuk do të lëvizni nga Cesena...

“Unë mund tju them këtë 200%. Në të vërtetë, 300% ...".

Dhe pastaj në qershor…

“Të shohim në qershor…”.

Të gjithë e dinë se duke përjashtuar një cunami shkatërrues, që do të thotë promovimin e Cesenas në Serinë A, sezonin e ardhshëm nuk do të luani më në Romagna…

“Nuk mendoj për këtë eventualitet. Tani po mendoj vetëm ta përfundoj mirë këtë sezon me Cesenën…”.

Pikërisht, Cesena. Deri ku mund të shkojë ky ekip?

“Objektivi ynë i parë është të jemi në gjendje të sigurojmë mbijetesën. Në atë pikë mund të mendojmë edhe për marrjen e një pasimi për play-off...”.

Nëse ndodhin, play off-et...

“Besoj se do të bëhen (për momentin, midis të tretit dhe të katërtit në renditje, përkatësisht Spezia dhe Cremonese, ka një diferencë prej 8 pikësh)”.

Si është sot Cristian Shpendi?

“Nuk jam ende në gjendjen time më të mirë, efektet që lidhen me dëmtimin e kyçit të këmbës janë ende duke u ndjerë…”.

Ndihen edhe goditjet e disa mbrojtësve të Barit...

“Edhe ata (qesh)”.

Kur do ta shohim sërish në fushë Shpendin më të mirë?

“Shpresoj sa më shpejt. Shpresoj se jam në rrugën e duhur…”.

Nuk keni shënuar prej dy muajsh. Si po e përjetoni këtë agjërim?

“Unë jam dikush që jetoj për gola. Është e qartë se goli më mungon shumë...".

Me gjithë agjërimin, jeni ende vetëm një gol larg fronit të golashënuesit. Jeni ende duke menduar për të fituar trofeun e golashënuesit më të mirë?

“Nuk është obsesioni im…”.

Dhe cili është obsesioni juaj?

“Të dërgoj Cesenën sa më lart që të jetë e mundur…”.

Cesena, në vitin e ri, ende nuk ka humbur.

“Jemi duke u përmirësuar dukshëm, madje të shtunën e kaluar kundër Barit arritëm të marrim një pikë shumë të rëndësishme. Tani do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe në Catanzaro. Kam ndjesi pozitive…”.

Dikush si ju preferon të luajë si sulmues i vetëm apo me një partner në krah?

“Jam i hapur për çdo lloj zgjidhjeje…”.

Sa ju mungojnë asistimet e çmuara të Bertit?

“Shumë. Por të jeni të sigurtë, Tommy së shpejti do ti kthehet standardeve të tij të vjetra...".

Zero tatuazhe, zero alkool, zero duhan, zero drita të kuqe ju nuk keni vese. Por ku kanë shkuar bomberat e kohëve të vjetra? Ata që mbushnin gazetat lokale dhe kombëtare me thashetheme pak a shumë pikante?

“Bertozzi, mos më pyet mua (qesh)”.

Herët a vonë do të duhet të bësh të paktën një tatuazh të vogël...

“Unë nuk mendoj kështu. Nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme...".

Të tipit: golat tuaj arrijnë të dërojnë Cesenën në Serie A në fund të atij sezoni...

“Po, përballë diçkaje të tillë… mund të bëja edhe një tatuazh të një kali të vogël”.

Ku duhet të përmirësohet ende Shpendi?

“Goditja me kokë është ende pika ime e dobët. Punimet vazhdojnë”.

Goli juaj më i rëndësishëm i shënuar deri më tani me fanellën bardhezi?

“Goli i parë nuk harrohet kurrë. Kështu që më pëlqen të nxjerr nga sirtari i kujtimeve atë gol të shënuar kundër Vis Pesaro në Manuzzi, gati dy vjet më parë…”.

Ëndrra juaj e fshehtë?

“Të kthehem dhe të luaj me vëllanë tim një ditë…”.

A ka qenë ndonjëherë konkrete mundësia për të rikthyer Stiven te Cesena javët e fundit?

“Nuk besoj, vërtet nuk besoj. Ndërsa verën e kaluar, për disa ditë, Stiven dhe unë shpresuam në këtë bashkim familjar...".

Pyetja një milion euro: kush është më i fortë mes jush dhe vëllait tuaj binjak?

Nuk di ta them. Vërtet, nuk e di. Bertozzi, a mund të them që jemi të dy njësoj të fortë?”.

Por tani duhet të më thoni edhe se kush ishte zbuluesi i vërtetë i binjakëve Shpendi. Sepse të gjithë këtu mburren se kanë zbuluar Cristian dhe Stiven...

“Personi i parë që vjen në mendje është Filippo Masolini. Por nuk mund të harroj Massimo Boninin”.

Po mendoni për kombëtaren italiane?

“Për momentin po mendoj më shumë për Shqipërinë…”

A ju ka kontaktuar dikush nga Roma?

"Askush".

Nëse propozimi do të vinte nga Italia, si do të silleshit?

“Unë do ta merrja në konsideratë këtë propozim. Do ta mendoja me qetësi. Italia është gjithmonë Itali. Edhe pse…"

Edhe pse?

“Megjithatë, nëse thirrja nga Kombëtarja A e Shqipërisë vjen e para, unë u them po Shqiponjave”.

Një hobi i Cristian Shpendit?

“Nuk kam hobi…”.

A nuk ka vërtet hobi?

“Unë nuk kam një të tillë në veçanti. Hobi im i vërtetë, që tani është puna ime, është futbolli. Më jep një top dhe jam i lumtur kështu...".

Duke lënë mënjanë Cesenan, cila është skuadra juaj e preferuar?

“Si fëmijë kam mbështetur Interin. Tani jam profesionist. Dhe unë mendoj vetëm për Cesenan...".



Lexoni të gjitha në Bota Sot