Vllaznia drejt Durrësit me 3 mungesa

- Bota Sot

Vllaznia drejt Durrësit me 3 mungesa

Vllaznia ka nisur intensivisht përgatitjet për duelin me Teutën, përballje që do të luhet ditën e premte në orën 16:30.

Për kuqebluë është shumë i rëndësishëm ky takim, pasi dëshirojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes me Egnatian.

Për Thomas Brdaric nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi timonieri do të ketë mungesa të rëndësishme ndaj “Djemve të Detit”.

Një prej tyre do të mund të rikthehet vetëm në fund të marsit. Bëhet fjalë për Kristi Qarrin.

Ndërkohë për shkak dëmtimi do të mungojë edhe Klinti Qato, i cili do të vazhdojë të qëndrojë jashtë fushës edhe për 2 javë. Ndërkohë për arsye kartonësh do të mungojë Melos Bajrami.



Lexoni të gjitha në Bota Sot