Te Barcelona janë ende të paqartë për të ardhmen e sulmuesit spanjoll Ansu Fati.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shprehur disa herë dëshirën që të qëndrojë, por duket se ai nuk hyn në planet e trajnerit Hansi Flick.
Gjermani, duke folur për këtë çështje sqaron: “Ai dëshiron të qëndrojë dhe kjo është një gjë e mirë. Ansu po bën shumë më mirë në stërvitje tani, është përmirësuar. Ne do ta ndihmojmë”.
Gjithsesi, ai ka luajtur vetëm 28 minuta në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Barbastro në dhjetë ndeshjet e fundit në të cilat ai ishte në dispozicion të Flick, duke mbetur mos u grumbulluar në gjashtë takime.
Është e qartë që Ansu Fati ka rrëshqitur në fund të hierarkisë, por sipas “SPORT” ai nuk po dorëzohet. Lojtari nuk po shqyrton mundësinë e largimit edhe pse menaxheri i tij Jorge Mendes po përpiqen të bindin lojtarin të largohet.
Në formë huazimi apo përgjithnjë kjo do të varet nga kërkesa që do të vijë, por Fenerbahçe e José Mourinho i ka vënë sytë dhe ka shfaqur interes. Por, sipas “Fanatik”, edhe Besiktas synon të marrë lojtarin në formë huazimi.
Te Barcelona po synojnë sulmuesin anglez Marcus Rashford, por ardhja e tij është e bllokuar nga çështja e largimeve dhe nga bilanci i klubit katalanas. Për pasojë, Ansu fati po mban peng gjithçka në Katalonjë.