Kyle Walker: Nuk do të doja ta bëja sërish portierin në San Siro

- Bota Sot

Kyle Walker: Nuk do të doja ta bëja sërish portierin në San Siro

Kyle Walker, mbrojtësi i ri i Milanit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit pas prezantimit të tij në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë: "Kam lindur më 28 maj, në të njëjtën ditë kur Milani fitoi Champions League në Manchester. Shpresojmë të kemi finale të tjera dhe të shkruajmë sërish historinë".

Kur ka luajtur në “San Siro” si portier: "Ishte një përvojë e ndryshme, zgjedhja ishte midis meje dhe Stones. Unë dhe ai gjithmonë kemi bërë shaka me portierët që nuk bënin pritje.

Në fund, trajneri më zgjodhi mua. A do ta bëja sërish? Me gjasë jo. Ishte e vështirë, por skuadrës i duhej në atë moment për të arritur qëllimin në Champions League, dhe ia dola mbanë duke ndaluar atë goditje dënimi".

Për rolin e tij si mbrojtës anësor: "Një trajner te Sheffield më shndërroi në mbrojtës anësor. Luaja pak si sulmues qendror, isha i shpejtë, por i vogël, kështu që kundërshtarët më shtynin lehtësisht. Mbrojtësi ynë i djathtë u dëmtua dhe trajneri më pyeti nëse mund të luaja aty. Luajta, shkoi mirë dhe dy muaj më vonë isha në ekipin e parë. Pra, ishte një lloj rastësie. Më pëlqeu ajo pozitë, sfida dhe mundësia për të testuar veten".

Për sezonin e Milanit: "Jam shumë i lumtur që vesh këtë fanellë dhe luaj për këtë klub. Shpresojmë ta mbyllim mirë sezonin. Champions League po shkon mirë, në kampionat të gjithë e dimë që mund të bëjmë më mirë. Dua të ndaj përvojën time me më të rinjtë për të luajtur me pasion, kjo është ajo që duhet të tregojmë, sepse tifozët e meritojnë"



Lexoni të gjitha në Bota Sot