Al Hilal favorit për të transferuar Salah-in

- Bota Sot

Al Hilal favorit për të transferuar Salah-in

Gjigantët e Arabisë Saudite, Al Hilal, shihen favoritë për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpool-it, Mohamed Salah, nëse egjiptiani largohet nga ‘Anfield’ këtë verë, raporton “The Telegraph”.

Salah është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me ‘The Reds’ dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Ai shpesh e ka pranuar se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra angleze.

Pavarësisht se është në formën më të mirë të karrierës së tij, me 23 gola dhe 17 asistime në 32 ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot, kontrata e re ende nuk është arritur, dhe ai është i lirë të diskutojë transferimin jashtë Anglisë nëse dëshiron.

Disa klube evropiane janë të interesuara për Salah, por sipas “The Telegraph” Al Hilal është kandidati kryesor për ta transferuar atë.

Al Hilal është në kërkim të një ylli të ri për sulmin, pasi transferimi i tyre 86 milionë funtesh për Neymar-in përfundoi me ndërprerjen e kontratës pas vetëm shtatë ndeshjesh.

Përfaqësuesit e Saudi Pro League kanë kohë që synojnë ta sjellin Salah në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se në vitin 2023, Al Ittihad bëri një ofertë prej 150 milionë funtesh për të nënshkruar me Salah, por tani ata shohin mundësinë ta sigurojnë atë si transferim të lirë, ndoshta madje para Kupës së Botës për Klube këtë verë.

Ndërkohë, Liverpool ende nuk ka hequr dorë nga 32-vjeçari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot