Tamba: I privilegjuar që do të luaj me Besart Ibraimin

- Bota Sot

Tamba: I privilegjuar që do të luaj me Besart Ibraimin

Fabrice Tamba, senegalezi 21 vjeçar sot firmosi kontratën 3,5 vjeçare me Shkëndijën.

Ai beson se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe me Shkëndijën do të realizojë objektivat e drejtuesve të klubit, e që është titulli kampion.

Tamba thotë se është I privilegjuar që do të luaj në sulm së bashku me Besart Ibraimin.

“Ndjehem shumë i lumtur, sepse mendoj se i bashkohem ekipit më të mirë të kampionatit dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që jam këtu.

Unë dëshiroj që ekipi të vazhdojë të qëndrojë në krye të renditjes. Patjetër ne do të arrijmë objektivin, të shkojmë në Ligën e kampionëve.

Jam krenar, shumë krenar. Jam i ri dhe të luaj me lojtar si Besart Ibraimi, sigurisht është një privilegj. Jam shumë krenar”, tha mes tjerash Tamba, i cili tashmë iu ëshyë bashkuar Shkëndijës në Antalia.



Lexoni të gjitha në Bota Sot