Shorti i së premtes do të përcaktojë edhe rivalin e Bajern Mynihut në fazën me “play off” në Ligën e Kampioneve, aty ku dy kundërshtarët e mundshëm janë Manchester City dhe Celtiku.
Në rast të një dueli me “Qytetarët”, trajneri Vinsent Kompani do të ballafaqohej me Pep Guardiolën.
Pas ndeshjes trajneri Kompani ka dashur të qetësojë tifozët, duke i dhënë besim grupit rreth vazhdimësisë: “Slovan luajti me forca të shumta në prapavijë dhe për ne ishte e vështirë të gjenim korridore të lira. Në pjesë e dytë u bë pak më e lehtë në krijimin e rasteve para portës mike.
Të gjithë jemi dëshmitarë se me sa forca të shumta u mbrojt Herri Kejn dhe pjesa tjetër e sulmit. Në tërësi jam i kënaqur me ekipin, ndonëse mund të kishim shënuar më shumë gola. Më pëlqeu dëshira e Tomas Myler dhe inkursionet e Xhamal Musiala.
Koha të hedhim fokusimi te ndeshja e radhës në Bundesligës kundër Holshtain Kil. Të shohim se çfarë do të ndodhë me shortin, pra cili do të jetë rivali ynë i ardhshëm. Manchester City është një skuadër e madhe, ku kam arritur sukseset më të rëndësishme në karrierë si futbollist, por tashmë jam në timonin e Bajernit dhe fitorja është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi, mund të përballemi edhe me Sëlltikun, gjithçka është e hapur”, përfundoi trajneri Kompani.
Kanë kaluar 5 vjet nga suksesi i fundit i gjigantëve nga Mynihu në kompeticionin më elitar në kontinentin e vjetër. Bundesliga dhe Champions-i janë dy garat që Bajerni ka mbetur në lojë, aq më tepër që finalja e Champions-it do të mbahet në “Allianz Arena”.