Milan mbetet thatë, Santiago Gimenez i “shkel syrin” gjigantit tjetër

- Bota Sot

Milan mbetet thatë, Santiago Gimenez i “shkel syrin” gjigantit tjetër

Santiago Gimenez, sulmuesi i Feyenoord, ka ngjallur interesin e Barcelonës si një përforcim i mundshëm për merkaton e verës. Meksikani është përfolur shumë për një transferim të mundshëm te Milan gjatë merkatos së janarit, por oferta e kuqezinjve është konsideruar si “fyese” nga Feyenoord.

Milan ishte i gatshëm të paguante 20 milionë euro për 23-vjeçarin të ndarë në katër këste, por oferta e tyre nuk u mor fare parasysh nga Fyenoord.

Barcelona duket se është një nga klubet më të interesuar për të transferuar holandezin, pasi katalanasit kërkojnë zgjidhje afatgjata për sulmin e tyre.

Feyenoord ka vendosur shifrën 40 milionë euro për kartonin e meksikanit dhe Barcelona duket se është e gatshme të paguajë këtë shifër.

Ndërkohë, Fichajes raporton se edhe vetë dëshira e lojtarit të veshë fanellën e Barcelonës më shumë sesa të ndonjë klubi tjetër.

Negociatat zyrtare nuk kanë filluar ende, por ajo që mund të thuhet me siguri është se emri i Santiago Gimenez është tashmë në listën e dëshirave të Barcelonës për merkaton e verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot