Konseisao nuk kursen kritikat

- Bota Sot

Konseisao nuk kursen kritikat

Pas pesë suksesesh radhazi, Milani humbi përsëri në Champions.

Ekipi kuqezi ka humbur dy nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha turnetë (3 fitore), po aq humbje sa ka pësuar në 18 ndeshjet e mëparshme (11 fitore, 5 barazime).  Në konferencë për shtyp, Serxho Konseisao u mundua të analizonte shkaqet e disfatës në tokë kroate.

Çfarë ndodhi?

Të gjitha momentet e ndeshjes ishin kundër nesh, por me këtë nuk dua të fsheh mungesën e agresivitetit në pjesën e parë. Kur mungon baza është e vështirë: futbolli përbëhet nga duele të vazhdueshme mbrojtëse dhe sulmuese. Nuk është se po them gjëra të padëgjuara, por nuk është e lehtë të ndryshojmë, por ja që duhej të reagonim sepse kishim më shumë motivime se rivalët.

A mungoi ndonjë aspekt që kishit përgatitur?

Përgatitja ishte e detajuar. Të gjithë duhet të vënë në fushë pasionin e tyre për futbollin. Edhe fusha nuk ishte e mirë, arbitrimi nuk ishte në nivelin e duhur. Mund të them shumë gjëra, por nuk do ta bëj. U mundova të ndryshoj diçka gjithashtu me Terraçianon në të djathtë. Janë fakte, por nuk dua të hyj në to.

Cili është problemi atëherë?

Për mua, pasioni është më i rëndësishëm, përndryshe, mund të ndryshosh trajnerin, mund të vijnë më të mirët në botë, por është e vështirë. Problemi është tek baza. Të luash një ndeshje të tillë të Ligës së Kampioneve, të hysh në një mënyrë si ajo që bëmë ne është e vështirë për t’u kuptuar.

A besojnë lojtarët në punën tuaj?

Nuk kam asnjë dyshim. Do të përgjigjem sinqerisht. Pashë lojtarë që vërtetë u mërzitën dhe u zhgënjyen nga kjo ndeshje. Nëse lojtarët nuk do të besonin tek unë, nuk do të kishim fituar Superkupën, nuk do të kishim fituar siç bëmë në Komo, apo kundër Parmës që kanë qenë ndeshje me reagime të rëndësishme.

Cila është “receta”, sepse të dielën është edhe derbi?

Ne duhet të ndryshojmë qasjen në lojë nëse lojtarët e minutës së parë nuk janë të disponueshëm për ta bërë këtë, do të hedh në fushë të tjerët. Ka besim mes stafit dhe lojtarëve.

A është kjo pjesa e parë më e keqe e karrierës tuaj?

Jo, sepse pavarësisht qëndrimit tonë ata nuk shkuan kurrë në portë. Nuk do të qortoj Gabian që na ka dhënë aq shumë. Kartoni i parë i shmangshëm nga Musah. Gabim dhe gol prej tyre në gjuajtjen e parë. Duhet të jemi më të ndërgjegjshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot