Arsenali i bën konak Cityt për ndeshjen e madhe të kësaj fundjave në Premierligë

- Bota Sot

Arsenali i bën konak Cityt për ndeshjen e madhe të kësaj fundjave në Premierligë

Arsenal – Manchester City do të jetë ndeshja më interesante e xhiros së 24-t të Premier Leagues.

Derbi Arsenal – City do të luhet të dielën nga ora 17:30.

Të dyja skuadrat në mesjavë shënuan fitore në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Champions.

Arsenali e mposhti Gironan me rezultatin 2:1 dhe u kualifikua direkt në një të tetën e finales. City shënoi fitore 3:1 ndaj Club Brugget dhe garën në “Champions” e vazhdon në plejof. Në plejof do të përballet me Real Madridin.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit anglez, City, është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat ndaj Arsenalit.

Fitorja e fundit e Cityt ndaj Arsenalit ishte më 26 prill të vitit 2023.

Arsenali dhe City në të gjitha garat janë përballur në 192 ndeshje.

City ka 54 fitore, Arsenali 94 dhe 44 herë ndeshja ka përfunduar baras.

Arsenali pas 23 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në kampionatin anglez ka 47 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.

City ka gjashtë pikë më pak në vendin e katërt.

Lider është Liverpooli me 53 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Arne Slot, të shtunën nga ora 16:00 luan në udhëtim me Bournemouthin.

Nga ora 16:00 të shtunën luhen edhe ndeshjet Everton – Leicester City, Ipsëich Toën – Southampton dhe Neëcastle United – Fulham.

Xhiroja e 24-t fillon me ndeshjen Nottingham Forest – Brighton, të shtunën nga ora 13:30et po ashtu të shtunën.

Ndeshja e fundit që luhet të shtunën është Ëolverhampton – Aston Villa, nga ora 18:30.

Të dielën nga ora 15:00 luhen dy takime.

Tottenhami do të jetë mysafir i Brentfordit kurse Manchester Unitedi e pret Crystal Palacen.

Java e 24-t e Premier Leagues mbyllet të hënën me ndeshjen Chelsea – Ëest Ham United që zhvillohet nga ora 21:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot