Dita e fundit e merkatos edhe në shtëpinë e Juventusit, me bardhezinjtë që mund të synojnë një mbrojtës për të zgjidhur një tjetër situatë emergjente, pas lëndimit të Pierre Kalulu kundër Benfikës.
Megjithatë, lëvizjet e Juventusit mund të shtrihen edhe në repartin e sulmit, me një emër të ri që, sipas “Tuttosport”, është gati të hyjë në orbitën e klubit torinez. Emri i ri është ai i Gonçalo Ramos, sulmuesit portugez të PSG-së, i cili, përmes agjentit Jorge Mendes, thuhet se është ofruar pikërisht te ky klub italian.
KUSH ËSHTË GONÇALO RAMOS
Gonçalo Ramos është një sulmues portugez, i lindur më 2001, i cili luan për PSG që nga sezoni 2023/24. I rritur, nga ana futbollistike, në akademinë e Benfikës, ai debutoi në ekipin e parë në janar të vitit 2019, kur ishte vetëm 18 vjeç. Nga vera 2022, pas shitjes së Darwin Nunez te Liverpool-i, ai u bë sulmuesi titullar i Benfikës, duke zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës me 27 gola në 47 ndeshje.
E mbylli eksperiencën e tij me klubin portugez me një total prej 41 golash në 106 ndeshje, duke fituar edhe një kampionat portuguez. Në fund të sezonit 2022/23, ai kaloi te PSG, klub ku është aktualisht dhe me të cilin ka shënuar deri tani 20 gola në 55 ndeshje, duke fituar një Ligue 1, një Kupë Franceze dhe një Superkupë Franceze.
PSG E KA PAGUAR 80 MILIONË EURO
Në verën e vitit 2023, PSG e mori Gonçalo Ramos nga Benfika me një huazim dhe mundësinë e blerjes obligative për verën e vitit 2024, e cila ishte vendosur në 65 milionë euro, me shtesë edhe 15 milionë euro bonuse. Kështu, operacioni i tij ka rezultuar në një shifër totale prej 80 milionë euro për parizienët.
ROLI DHE KARAKTERISTIKAT
I përdorur si trekuartist në fazat e para të karrierës, ai më pas është afirmuar si sulmues i avancuar. Ramos është një sulmues dinamik, me një instinkt të shkëlqyer për golin. Ai është i aftë për të bërë hyrje të shpejta dhe referencë e rrezikshme për topat në ajër.
KUR SKADON KONTRATA E TIJ ME PSG
I blerë përfundimisht nga PSG në vitin 2024, Gonçalo Ramos ka firmosur një kontratë me klubin parizien, që do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028.