Teuta synon të dalë nga “kriza”

- Bota Sot

Teuta synon të dalë nga “kriza”

Teuta nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, ku prej 5 javësh kanë harruar “shijen” e fitores në kampionat.

Rezultatet këto që kanë bërë që durrsakët të ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes, duke hyrë kështu edhe në luftën për mbijetesë.

Drejtuesit kërkojnë të dalin nga “kriza” dhe për të bërë të mundur këtë kanë menduar të rikthejnë në Durrës “djalin” e tyre. Kështu Dejvid Kapllani ka mbullur aventurën e tij në Kosovë te Besa e Pejës dhe tashmë do të riveshë sërish fanellën e “Djemtë të Detit”.

Sulmuesi e njeh mirë këtë ambiente dhe drejtuesit shpresojmë që Kapllani do të mund të ndihmojë ekipin të rikthehet në “shinat” e duhura dhe të jenë konkurues. Zyrtrizimi i kësaj lëvizje pritet të bëhet në ditët në vazhdim, me marrëveshjen mes palëve që është arritur në limitin e merkatos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot