Guardiola: Ndeshjet me Realin po bëhen si “derbi”

- Bota Sot

Guardiola: Ndeshjet me Realin po bëhen si “derbi”

“Aq shpesh sa po ndeshemi takimet me Realin po kthehen në derbi”. Në vigjilje të ndeshjes mes Arsenalit dhe Sitit, trajneri i kampionëve të Anglisë është ndalur në shortin e Champions League, ku fati i kryqëzoi me Realin e Madridit.

Për këtë duel trajneri spanjoll ishte mjaft i zymtë dhe pranoi se skuadra e tij nuk meritonte që të kualifikohej.

“Këtë sezon nuk kemi qenë në lartësinë e duhur. Kemi fituar vetëm tri ndeshje dhe kemi barazuar një tjetër.

Shorti është ky që është. Me Bajernin e Mynihut do ta kishim shumë të vështirë, por edhe Reali është një ekip i vështirë.

Jemi ndeshur edhe më parë dhe tani presim ditën e ndeshjes”, tha Guardiola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot