Tirana kthehet sërish tek barazimet

- Bota Sot

Tirana kthehet sërish tek barazimet

Është mbyllur sfida mes Tiranës dhe Elbasanit luajtur në Durrës.

Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”.

Sulmuesi Zharmouni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve.

Francezi gjeti golin në minutën e 13-të. Ndërsa, elbasanasit shtuan forcat në pjesën e dytë për të gjetur ekuilibrat, pas një pjese të [arë në avantazhin e bardhebluve.

Elbasani ia doli të barazojë 1-1 pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73-të.

Dy klubet u përpoqën të merrnin diçka më tepër nga kjo ndeshje, por paqja u vulos në fund në stadiumin e Teutës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot