Rekordmeni i derbeve, Sheva kritikon Leaon

- Bota Sot

Rekordmeni i derbeve, Sheva kritikon Leaon

Nëse ekziston një lojtar që e di mirë çfarë do të thotë derbi i Milanos ai është Andrij Shevçenko. Sulmuesi ukrainas ka arritur që të shënojë 14 gola dhe është i pari në listën e golashënuesve të të dyja ekipeve.

Ai ka dhënë një intervistë për “La Stampa”-n, ku shpjegon derbin, por mbi të gjitha lëshon fjalë të forta ndaj ishskuadrës së tij. Si fillim e ka me Leaon. “Nëse ai dëshiron që të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe të bëjë historinë e Milanit duhet të bëjë gjithmonë e më shumë. Kualiteti i tij nuk diskutohet, por nuk është një lider. Mund të bëhet nëse merr përgjegjësi më shumë. Pyetja ime është: A do të marrë përgjegjësi?”, thotë ukrainas.

SITUATA- Më tej vazhdon që të analizojë edhe Milanin në përgjithësi dhe mënyrën se si po funksionon. “Unë për momentin di shumë pak gjëra nga Milani. Si një person që i do të mirën këtij klubi më vjen keq për Paulo Fonsekën, një njeri që e njoh dhe gjithmonë ka qenë korrekt. Është njeri me vlera. Këtu në Ukrainë ka bërë mirë, por edhe te Milani filloi të fuste idenë e tij të futbollit. Kërkoi të zgjidhte problemet që në fakt nuk i krijoi ai. Diçka nuk ka funksionuar dhe klubi ka marrë këtë vendim. Uroj që Konseisao të bëjë mirë. Në Superkupë solli shumë energji dhe grintë. Por Milani nuk ka vazhdimësi në kampionat ashtu si Juventusi dhe në Champions gjithashtu. Edhe Fonseka fitoi me Realin, por nuk e mbajti ritmin”, shtoi bomberi.

DERBI– Nëse duhet që të bëjë një zgjedhje, Shevçenko rreshtohet përkrah Fonsekës, sipas të cilit dinte që të zgjidhte situatat me ekipet e vogla. “Është shumë e lehtë dhe komode që të motivohesh në ndeshje ndaj Juventusit apo Interit në një finale. Grupi duhet që të mendojë për një objektiv më të madh, jo vetëm për një ndeshje teke. Kjo do të thotë që Milani ka treguar potencialin e një skuadre të fortë. Ka fituar dy derbi dhe nuk është e lehtë që t’i fitosh apo të kesh pasur vetëm fat. Pa karakter nuk e mund dot këtë Inter. Duhet patjetër shumë vendosmëri. Milani duhet të impenjohet maksimalisht dhe të ketë kapacitetin për të vuajtur në momente të caktuara”, tha Sheva.



Lexoni të gjitha në Bota Sot