Humbja ndaj Espanyolit nuk është lajmi i vetëm i keq për Real Madridin dhe tifozët e klubit.
Pikërisht në atë ndeshje, mbrojtësi Antonio Rudiget ka pësuar një lëndim.
Lëndimin e ka konfirmuar edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.
“Ai pësoi një dëmtim dhe duhet ta vlerësojmë. Është ende herët për të folur për këtë. Nuk mund t’ju them ende asgjë,” deklaroi ai.