Mirlind Daku merr vendimin për të ardhmen e tij

- Bota Sot

Mirlind Daku merr vendimin për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ka qenë objektiv i disa ekipeve këtë merkato janari. Ka qenë vetë babai i lojtarit, Femi Daku, që ka konfirmuar interesin e të paktën dy klubeve për të birin, por sulmuesi kuqezi do vazhdojë të jetë te Rubin Kazan të paktën deri në fund të sezonit.

Për Dakun flitet se ka pasur dy oferta konkrete, e para nga Lokomotiv Moscow që ofron 8 milionë euro dhe e dyta nga Lens, klubi francez ka ofruar 7 milionë euro për shqiptarin. Të dyja këto oferta janë refuzuar nga Rubin, klub rus kërkon 12 milionë euro për shqiptarin.

Rubin pagoi 1.2 milionë euro për kartonin e Dakut, kontrata e tij skadon në vitin 2026, por sipas të gjitha gjasave sulmuesi kuqezi do të largohet verën e ardhshme, ndaj ai nuk ka insistuar për t’u larguar në janar.

Duke ditur që Daku nuk ka pranuar rinovimin, Rubin është i detyruar të pranojë largimin e tij këtë verë sesa ta humbë një vit më pas si lojtar i lirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot