Skuadra e mirënjohur italiane kërkon brazilianin

- Bota Sot

Skuadra e mirënjohur italiane kërkon brazilianin

Braziliani Kasemiro është bërë një nga emrat më të diskutuar në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë.

Mesfushori brazilian, i cili aktualisht luan për Man. Junajted, mund të jetë në prag të një ndryshimi skuadre në kërkim të një sfide të re. Roma është shfaqur si një nga destinacionet më të mundshme për të.

Shkaku i këtyre bisedimeve është pozicioni i Kasemiros në Man. Junajted.

Trajneri i ri i skuadrës, Ruben Amorim, duket se po kërkon të rinovojë mesfushën dhe nuk e sheh veteranin brazilian si pjesë të planeve të tij të ardhshme.

Edhe pse Kasemiro ka treguar cilësi të jashtëzakonshme si lider dhe lojtar me eksperiencë në elitën evropiane, roli i tij në skuadër është zvogëluar këtë sezon.

Roma, e cila po kërkon të forcohet në mesfushë po e kërkon huazimin e Casemiros me të drejtë blerje në fund të sezonit. “Giallorosët” janë të gatshëm të largojnë Leandro Paredes dhe Brajan Kristante në orët e ardhshme për t’i bërë vend Kasemiros.



Lexoni të gjitha në Bota Sot