Sikur të mos mjaftonte humbja 1-0 ndaj Espanjollit, Real Madrid mori dhe një tjetër “goditje” në këtë ndeshje. Rudiger la fushën e lojës në minutën e 13-të për shkak të një dëmtimi muskulor.
Duke ditur problemet që Real-i ka më dëmtimet në mbrojtje, dëmtimi i Rudiger e ka bërë me “dhimbje koke” Ançeloti-n.
“Cadena COPE” raporton ditën e sotme se Rudiger është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë për të paktën tre javë.
Kjo do të thotë që gjermani humb ndeshjet ndaj Leganes në Kupën e Mbretit, Atletiko Madrid dhe Osasuna-s në La Liga dhe sidomos atë ndaj Man. Sitit në Ligën e Kampionëve. Gjasat janë që Rudiger të mos jetë i gatshëm as për ndeshjen e kthimit ndaj Siti-t.
Lajm i mirë për Ançeloti-n është rikthimi pas 13 muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë të Davide Alaba, gjithsesi austriakut do i duhet ende kohë për të kapur formën e mirë.