Apolonia dhe Lushnja ndalin hapin drejt zonës play-off

- Bota Sot

Apolonia dhe Lushnja ndalin hapin drejt zonës play-off

Ndeshjet e të dielës kanë plotësuar kuadrin e javës së 21-të në Kategorinë e Parë dhe kanë detajuar renditjen që sheh tashmë krijimin e grupeve të mirëfillta sa u përket objektivave të ndryshëm.

Vora dhe Flamurtari vazhdojnë të jenë të shkëputura në dy vendet e para, me vetëm Besën që po mban disi hapin e tyre duke tentuar t’i shqetësojë deri në fund për këto pozicione që çojnë direkt në elitë.

Ndërkohë, ka një boshllëk të madh pas krahëve të saj, teksa janë Burreli, Pogradeci e Kastrioti të cilat për momentin janë të pozicionuara në zonën play-off për ngjitjen. Jashtë saj janë Apolonia e Lushnja, të ndalura në rrugëtimin e tyre nga rezultatet e kësaj jave ku fierakët barazuan me Erzenin e vendit të fundit ndërsa lushnjarët u mundën nga Flamurtari.

Ndërkohë, lufta për mbijetesë, me përjashtim të ndonjë ndryshimi drastik në javët e mbetura, duket se është e përqendruar te katërshja e përbërë nga Kukësi, Korabi, Valbona e Erzeni të cilat duket se nuk kanë forcë të arrijnë skuadrat sipër tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot