Xherdan Shaqiri, kapiten i Baselit, shprehet i lumtur me fitoren në konak të Zurich-ut me rezultat 1:0, në takimin e javës së 21-të të Kampionatit të Zvicrës.
Shaqiri ka asistuar në golin e fitores, ku shënoi Kevin në minutën e 36-të.
“Një ditë e bukur për të gjithë banorët e Baselit. Lojtarët e Zurich-ut luajtën shumë agresivë dhe u përpoqën të më nxirrnin nga loja”, - tha mes të tjera Shaqiri.
Më tej Shaqa tha: “Klasiket janë gjithmonë të veçanta dhe keni mundur ta shihni këtë prej momentit kur nisëm ndeshjen. Ishte natë e mirë për të gjithë. Keni mundur ta shihni qartë se kemi luajtur lojë shumë agresive.
Po ashtu keni mundur ta shihni se ata kishin shumë lojtarë ofensivë në fushë. Në fund, ne luajtëm shumë mirë. Në fund përfundoi kështu.
Po i bëjmë gjërat paksa emocionuese për momentin.
Mendoj se kjo është gjë e rëndësishme. Por duhet t’i mbyllim ndeshjet dhe të mos i bëjmë emocionuese në fund.
E kishim super Marwinin në portë, i cili priti penallti. Kjo tregon se e kemi portierin më të mirë në ligë”.
Pas javës së 21-të në Kampionatin e Zvicrës, Lugano kryeson me 38 pikë, pasojnë Baseli me 37, Luzerni 36, Servette 32, Lausanne 31, Zurich 30 pikë etj.